32 VS 64 bit sistemet operative



A mund të instalohet një sistem operativ 32 bit në një arkitekturë që është 64 bit dhe anasjelltas? 

 Fillimisht le të bëjmë dallimin ndërmjet një sistemi operativ 32 bit dhe atij 64 bit, si dhe arkitekturës 32 bit dhe 64 bit. Pra jemi duke bërë një krahasim softwerik dhe hardwerik. 
Zakonisht kur dëgjojmë ose shohim specifikat 32 apo 64 bit, ato i referohen arkitekturës së procesorit ose versioni i ndonjë programi, pra a punon një procesor me regjistra 32 bit apo 64bit. Fillimisht procesorët kanë qenë me 8 bit, por nevoja e madhe për shpejtësi ose performanc më të mirë të procesorit lind edhe arkitektura e tjera me 16 bit pastaj në vitin 1985 me 32 bit dhe në vitin 2001 INTEL sjell arkitekturën 64 bit. 

Kështu duke pa që kemi dy lloje arkitekturash të procesorit edhe kompanitë e mëdha softuerike u detyruan që programet apo aplikacionet ose sistemet operative të i krijojnë në dy versione, në verisonin 32 bit dhe 64 bit. Pra këtu lind pyetja se a mund të instalojmë një sistem operativ 32 bit në një kompjuter i cili ka procesor 64 bit? Në bazë të hulumtimeve të mija një sistem operativ mund të instalohet në një arkitektur 64 bit, mirëpo nuk preferohet, ndërsa anasjelltas nuk mund të instalohet, procesori që punon me regjistra 32 bit nuk mund të kryen detyrat që i jep sistemi operativ me 64 bit.

Comments

Popular Posts