Kompjuteri


Të gjitha paisjet fizike që e përbëjnë një kompjuter quhen harduer.
Nje harduer mund te jete njesi hyrese, njesi dalese, njesi qendrore e procesimit dhe memorie.

Njesit hyrese  jane ato njesi qe i fusin te dhenat brenda ne kompjute, njesi hyrese jane, kamera, tastiera, mikrofoni, skaneri, mausi, lapsi magnetik.

Njesit dalese jane ato njesi te cilat na paraqesin te dhena, njesi dalese jane ekrani, printeri.

Kompjuteri punon me sisteme numerike, por e kupton vetem sistemin binar qe punon me 0 dhe 1. Kemi disa sisteme numerike decimal prej 0 deri 9, oktal prei 0 deri 7, heksadecimal 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9,A,B,C,D,E,F.
Shumica e kompjutereve perdorin kodet ASCII(American standard code for information interchange). P.sh shkronja A me ASCII shenohet 1000001, Shkronjen Q me ASCII e shenojme me 1010001.
Te dhenat tona ne kompjuter perpunohen permes Mikroprocesorit ose procesorit.
Kemi tri lloje memoriesh: Te perhershme(ROM-Read Only Memory) sherbejne per ruajtjen e programeve themelore dhe te dhenave te cilat jane te vendosura ne kompjutere. Memorie afatgjate si Hard Disku, flash disqet, CDt etj. Memorie afat shkrute, jane ram memoriet te cilet i punojne dhe ruajne te dhena vetem kur ka energji elektrike.
Kompjuteri mund te qaset ne internet permes modemit, Karteles se rrjete, wirelesit.
Video Kartela dhe audio kartela mundesojne qe te lidhemi me sisteme te zerimit dhe te videove te ndryshme,

Me gjuhe programuese njeriu programon programe te ndryshme, ku permes tyrre kompjuteri kryen funksione te ndryyshme. I kemi tri nivele te gjuheve kompjuterike
1.  GJuha e makines(Machine Language) te cilen kompjuteri e kupton dhe vepron sipas saj, dhe bazohet ne operacionet logjike te numrave te saj.
2. Gjuha Montuese eshte e disajnuar qe programi i shkruar ne kete gjuhe te perkthehet ne GJuhen e Makines(qe cekem lart). Gjuha e pare dhe e dyta jane ne nivelin e ulet.
3. GJuhet me te njohura te nivelit te larte jane Bacix, Paskal, C, C++.
Kompajleri edhe nje program ne vete qe i perkthen programet e shkruara ne gjuhet e larta programuese ne kode te makines.

Sistemi operativ, eshte si ure lidhese ndermjet njeriut dhe kompjuterit, eshte si nje lloj kompajleri. Sistemi operativ ia ben punen me te lehte njeriut ne perdorimin e kompjuterit. Sistemet kompjuterike perbehen nga tri shtresa : Biosi, Funksionet e Sistemit, Procesori komandues.
BIOS(Basic input output system) permes bios-it sistemi operativ komunikon me njesite hardverike hyrse dalse te kompjuterit.
Funksionet e sistemit gjenden ne pjesen themelore(Kernel) Kjo pjese u mundeson programeve aplikative perdorimin e disa funksioneve te pa varuar si shfrytezimi i memories, realizimi i programit etj. Procesori komandues paraqet lidhjen mes sistemit operativ dhe zhfrytezyesit. Sistemet me te njohura kompjuterike jane Windows, Linux, Solar, Mac OS. Kemi disa lloje te kompjuterve superkompjutere, mini kompjutere, mikrokompjuter, kompjuter presonal.

Comments

Popular Posts